
Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu te COD Kryeministri
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me Biblioteken Kombëtare, sjell ekspozitën “Armiku i Jashtëm”, nga Bashkim Shehu.
“Në këtë ekspozitë janë paraqitur përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990.
Vendet zyrtarisht mike të Shqipërisë pakësoheshin kohë mbas kohe duke u shndërruar menjëherë në vende armike. Një proces që solli vetë-izolimin total të vendit.”
Hapur për publikun: 15 korrik – 23 gusht 2025. ✨️
