Ekspozita Artizanale “Thurja e Qilimave” te Publik Galeri

Hapet Ekspozita Artizanale “Thurja e Qilimave”

Me mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), sipërmarrja sociale @tradita_ime_artizanale ju fton të vizitoni ekspozitën e saj gjatë gjithë muajit Gusht 2026 në ambientet e Publik Galeri, në Rrugën Hasan Alla, Tiranë.

Në këtë hapësirë, e cila dikur ishte pasuri e konfiskuar dhe sot shërben për komunitetin, do të ekspozohen punime unike të realizuara me mjeshtëri nga artizanët shqiptarë, duke promovuar traditën e thurjes së qilimave dhe trashëgiminë tonë kulturore.

📅 Ceremonia e hapjes: 5 Gusht 2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Publik Galeri, Rruga Hasan Alla, Tiranë

Ju mirëpresim të njiheni nga afër me historitë që rrëfehen përmes çdo motivi dhe çdo fijeje të punuar me dorë, si dhe të mbështesni artizanët që mbajnë gjallë një nga traditat më të vyera të vendit tonë.

#TraditaImeArtizanale #ArtizanatShqiptar #Qilimat #TrashëgimiKulturore #AAPSK

Date

06 - 31/08/2026
Kategorite

Location

Publik Galeri, Rruga Hasan Alla, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.