Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Ekspozita “Dhuna nuk është zgjidhja, Është problemi” te “Galeria e Arteve” Lezhë

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës, Jo-Dhunës”, Qendra “Tirana Art” në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, organizojnë ekspozitën e përbashkët të të rinjve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke prezantuar krijime artistike me mesazhe sensibilizuese kundër dhunës dhe të gjitha formave të saj.

Asambleja e Përgjithshme, në një rezolutë të miratuar më 5 qershor 2007, vendosi Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës “Jo-Dhunës” si një rast për të përhapur mesazhe kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut. Rezoluta ripohon rëndësinë universale të parimit të mosdhunës dhe dëshirën për të siguruar një kulturë paqeje, tolerance, mirëkuptimi dhe jo dhunës.

Ju mirëpresim!
Ditën e Hënë, me datë 2 Tetor 2023 në ambientet e Galerisë së Arteve në qytetin e Lezhës, ora 10:30.

📌Dhuna nuk është zgjidhja
Është problemi!

Date

02/10/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

"Galeria e Arteve" Lezhë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.