Ekspozita “Faksimile” nga Helidon Haliti te Galeria “FAB” Tiranë

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës personale të piktorit të mirënjohur

HELIDON HALITI

“FAKSIMILE”

Kuruar nga: Faslli Haliti

Dt. 6 Nëntor 2023, ora 18.00

Galeria FAB / UNIVERSITETI I ARTEVE
RR. Ibrahim Rugova, Nr. 22

“Faksimile” është një koncept që ka zënë fill nga bisedat e mia me Poetin Faslli Haliti, i cili është edhe babai tim, njeriu që më ka krijuar fizikisht, por edhe më ka mbrujtur shpirtërisht dhe artistikisht. Ne kemi pasur një ëndërr të përbashkët: Që babai të kuronte një ekspozitë timen, me një koncept fare të thjeshtë, për të vënë në dukje faktin se në të gjitha pikturat e mia gjen pjesë nga lirikat e poezisë së tij, nga shqetësimet e tij sociale dhe altruizmi i padiskutueshëm i tij si njeri.

Por, Faslli Haliti u nda nga jeta tre vjet më parë dhe ky koncept po bëhet realitet vetëm tani. Ekspozita është e përbërë prej copëzash kujtimesh, të cilat unë i quaj “Faksimile”. Janë copëza poezish, figurash – edhe figura të plota, pse jo – copëza shqetësimesh sociale dhe zhvillimesh që kanë ndodhur pas ndarjes nga jeta të babait tim për shkak të Covid19.

Kjo ekspozitë vjen si një plotësim i filozofisë se arti shtegton edhe pa krijuesin, për të thënë se shpirti nuk humbet asnjëherë dhe se komunikimi ynë vijon ende përmes ëndërrash e vargjesh poetike, në një bisedë, e cila zhvillohet prej më shumë se 55 vitesh, edhe pas vdekjes së tij. Poezitë e tij janë si tituj të pikturave të mia, kurse ekspozita është e thurur me përrallat që më ka treguar kur isha fëmijë.

Ekspozita ka marrë formën e saj dhe do të hapet për publikun në 6 Nëntor, ora 18:00. Ajo përmban rreth 40 punime në pikturë, kryesisht kompozim, por të shoqëruara me një peizazh onirik, ku janë të pranishme edhe vitet e fëmijërisë, tingujt e së kaluarës, të ndërthurura fort edhe nga e tashmja. Ekspozita ka shqetësime të botës, si për të thënë se historitë përsëriten, por gabimet dhe fajet nuk duhet në asnjë mënyrë të bien në prehrin e përsëritjes.

Pikturat rrëfejnë për shqetësimin e një armiku, dikur të padukshëm, si Covid19, dhe të një konflikti të tanishëm me dilemat e artistit

Date

06 - 18/11/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Galeria Fab

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.