Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Ekspozita “Frekuenca – Dimensione paralele” nga maturantët e Liceut Artistik

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës:

‘‘Frekuenca – Dimensione Paralele‘‘

Realizuar me diplomat e maturantëve të Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Kurator: Enkelejd Zonja

Galeria FAB, Universiteti i Arteve

Në formimin e një artisti, ka gjithmonë një moment kur prirja e hershme fillon të marrë trajtë: kur vizatimi, ngjyra, forma apo materiali nuk janë më vetëm ushtrim, por mënyra për të kuptuar veten dhe botën. Për shumë breza artistësh shqiptarë, ky moment i parë është lidhur me Liceun Artistik “Jordan Misja”, një nga institucionet themelore të edukimit artistik në vend. Që prej krijimit të tij, Liceu ka qenë hapësira ku dëshira për art është kthyer në disiplinë, ku talenti është përballur me teknikën, vëzhgimin dhe punën e përditshme. Në vazhdim të kësaj rruge, Universiteti i Arteve, i themeluar mbi traditën e Institutit të Lartë të Arteve, ka përfaqësuar për dekada destinacionin natyral të këtij formimi: vendin ku nxënësi bëhet student dhe ku ëndrra për t’u bërë artist hyn në një proces më të thellë profesional. Historia e këtyre dy institucioneve është historia e një vazhdimësie sa pedagogjike, aq dhe shpirtërore. Liceu dhe Universiteti i Arteve kanë ekzistuar si dy dimensione paralele të së njëjtës dëshirë: formimit të artistit. I pari mban momentin e zgjimit, të prirjes dhe intuitës së hershme; i dyti kohën e thellimit, të dyshimit dhe të ndërtimit të gjuhës personale.

Ekspozita “Frekuenca – Dimensione Paralele” vendos për herë të parë diplomat e maturantëve të Liceut Artistik “Jordan Misja” në ambientet e Galerisë FAB të Universitetit të Arteve. Ky gjest ka rëndësi të veçantë simbolike. Galeria FAB, historikisht e lidhur me procesin e diplomave, arkivimin dhe ballafaqimin publik të punëve studentore, hapet këtë herë për ata që ende nuk janë studentë të saj, por që nesër mund të bëhen pjesë e kësaj shtëpie. Diploma, në këtë ekspozitë, nuk lexohet si mbyllje. Ajo është një prag: fundi i një cikli shkollor dhe njëkohësisht shenja e parë e një rruge që sapo nis. (Teksti i plote ne fb)

Date

25/05/2026
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Galeria Fab

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.