Ekspozita “Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit” Vlorë

EKSPOZITË E VEÇANTË NË MUZEUN KOMBËTAR TË PAVARËSISË ✨🇦🇱

“Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit”

Në kuadër të festave të Nëntorit, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ju fton në një rrugëtim të rrallë historik përmes shkrimeve autentike të vetë themeluesit të shtetit shqiptar.🇦🇱
🖋📜 Ekspozita sjell për publikun dy artikuj të Ismail Qemalit, të botuar në revistën e njohur pariziene “Je sais tout” në vitin 1917 (“Au pays des Shkiptars” dhe “L’Albanie indépendante et son premier M’bret”), gjatë kohës kur ai jetonte në Paris.
✨️Përmes këtyre faqeve origjinale, vizitorët do të njihen me mënyrën se si Ismail Qemali i prezantoi lexuesit europian zakonet, besën dhe karakterin e shqiptarëve. Po ashtu, shkrimet sjellin rrëfimin e tij të drejtpërdrejtë mbi mbërritjen në Vlorë, ngritjen e flamurit të Skënderbeut dhe Shpalljen e Pavarësisë, duke e mbyllur me diplomacinë europiane, sfidat e qeverisë së parë dhe analizën e mbretërimit të Princ Vidit.
🙏 Mirënjohje e veçantë për z. Darling Ismail Vlora, i cili i vuri këto botime të rralla në dispozicion të muzeut për realizimin e kësaj ekspozite.

✨️Ju mirëpresim! 🇦🇱

📅 Datat: 20 – 27 Nëntor
📍 Vendi: Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë 🇦🇱

Date

20/11/2026
Kategorite

Location

"Muzeu Kombëtar i Pavarësisë" Vlorë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.