Ekspozita “Ide e vagët” nga studentë të pikturë kavaleti

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në inagurimin e Ekspozitës së studentëve të programit të studimit PIKTURË KAVALETI,

‘‘IDE E VAGËT‘‘

Dt / 9 qershor / ora: 11.00

Kurator / Prof. Asc. Edmond Gjikopulli
Prof. Asc. Dr. Zef Paci

Kohëzgjatja / 9 -12 qershor 2025

Galeria FAB
Fakulteti i Arteve të Bukura
Universiteti i Arteve

Teksti kuratorial / Ide e vagët

Një kërkim i ndrojtur, fillimi i diçkaje që nuk mund të shpjegohet ende saktësisht me fjalë, por që gjithsesi është prezente.
Kjo ekspozitë ta krijon një ndjesi të tillë, fillestare. Ajo është një ftesë e çiltër për të hyrë në një hapësirë ku ai që krijon nuk shfaqet në identitetin e tij të plotë, por në një gjendje të ndërmjetme, kur çdo ide është ende në zhvillim, e gjallë dhe, mbi të gjitha, në kërkim të vetes. Këto propozime të thjeshta përmbledhin zërat individualë të grupit të studentëve të Pikturës së Kavaletit, ku secili shpreh përmes punës së tij një proces të brendshëm eksplorimi të identitetit, të formës, të mediumit dhe të mendimit. Ajo nuk është një shfaqje e situatave të mbyllura, por më shumë ekspozimi i një udhëtimi njëvjeçar studimi dhe kërkimi artistik.
Këta studentë, artistë të së nesërmes, gjenden në një pikë ku intuita shpesh udhëheq më shumë se bindja dhe, ndoshta, pikërisht aty qëndron vlera e tyre, në atë pasiguri që, shpesh, mund të prodhojë diçka të re.
Kjo ekspozitë është dëshmi e shumë zërave në formim, të ndryshëm, të lirë dhe të vetmit në llojin e tyre. Sepse rëndom, po aq e rëndësishme nuk është ajo që përfundohet, por ajo që ende s’është formuar mirë dhe pret vetëm të zbulohet.

Date

09 - 12/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00 - 18:00

Location

Galeria Fab

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart