Ekspozita “Kioska – arkitekturë e përkohshme dhe mjedise të jetesës sociale në bregdetin shqiptar” ne Shkoder

📌”Ekspozitë fotografike:
Ditën e mërkurë, datë 20 dhjetor 2023, ora 16.00.

📍 Vendi: Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”.

“Kioska – arkitekturë e përkohshme dhe mjedise të jetesës sociale në bregdetin shqiptar”

Ju ftojmë, ditën e Mërkurë me datë 20.12.2023, ora 16:00 pranë Bibliotekës “Marin Barleti”, Bashkia Shkodër në inagurimin e ekspozitës lëvizëse fotografike “Kioska – arkitekturë e përkohshme dhe mjedise të jetesës sociale në bregdetin shqiptar” me praninë e autorit Robert Pichler, dhe kuratorit Saimir Kristo.

Kjo ekspozitë mbështetet nga Ambasada Austriake, Tiranë, Raiffeisen Invest, Universiteti BARLETI, Fondi i Arkitekturës në Shqipëri dhe Trienale e Tiranës dhe Bashkia Shkodër. Ekspozita do qëndrojë e hapur deri me datë 29.12.2023.

Prezantimi i ekspozitës në qytetin e Shkodrës, shënon dhe përmbylljen e aktivitetit levizës së ekspozitës përgjatë qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Kioska është një projekt për arkitekturën e përkohshme dhe mjediset e jetesës në bregdetin shqiptar. Ndërtesat e ngritura në zona ende të pazhvilluara të bregdetit për qëllime turistike informale përfaqësojnë një kulturë shumëdimensionale të improvizimit që i referohet kalimit nga shteti i mbikqyrjes komunist në një ekonomi tregu të shfrenuar. Arkitektura, materialet prej të cilave janë ndërtuar, pozicionimi dhe dimensionet, elementet stilistike dhe ngjyrat, të gjitha tregojnë për një nderthurje unike të “arkitekturës së gjallë” që po zhduket ndërsa turizmi vazhdon të zhvillohet dhe të pushtojë bregdetin. Kioska dokumenton këtë tranzicion dhe duke e bërë këtë vështron edhe mënyrën e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona periferike. Gjithashtu shikon mënyrat e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona margjinale. Përveç kësaj, projekti trajton çështje të ekologjisë, marrëdhënieve te pronësisë, migrimit dhe marrëdhënieve të shumta emocionale me bregdetin dhe detin.

Date

20 - 29/12/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Biblioteka Publike "Marin Barleti" Shkodër

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.