Ekspozita “Krenaria e Kombit” në Vlorë

Krenaria e Kombit në Ngjyrat e Traditës 🇦🇱✨️

Me rastin e Festave të Nëntorit, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Vlorë dhe SHMPK “Gjoce Stojçeski” (Tetovë), ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë se më 28 Nëntor do të zhvillohet aktiviteti festiv “Krenaria e Kombit në Ngjyrat e Traditës”.
🇦🇱Në këtë ditë të shënuar, Vlora do të mirëpresë me zemër hapur nxënësit e shkollës nga Tetova, të cilët do të sjellin veshjet dhe punimet e tyre autentike tradicionale në një sfilatë të veçantë kushtuar trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.🪡✨️
Gjithashtu, në këtë festë na bashkohet edhe grupi isopolifonik “Djemtë e Bogonicës” me interpretime të këngëve tona të bukura polifonike dhe patriotike, që i japin jehonë e shpirt kësaj dite historike. 🎶
✨️Një urë bashkëpunimi, arti dhe tradite që bashkon vlerat dhe kulturën tonë aty ku u ngrit flamuri i Pavarësisë! 🦅🇦🇱

Ju mirëpresim të festojmë së bashku !✨️

📍 Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë
📅 28 Nëntor 2026
⏰️17:00

Date

28/11/2026
Kategorite

Location

"Muzeu Kombëtar i Pavarësisë" Vlorë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.