Ekspozita “Më’ndje Hapur” te Galeria “Tirana Express” Tirane
Fondi Kulturor Zviceran ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën “Më’ndje Hapur” ku artiste të rinj prezantojnë veprat e tyre dedikuar sensibilizimit dhe edukimit të publikut mbi tematika sociale si seksualiteti, pabarazia gjinore, korrupsioni dhe shëndeti mendor.
Veprat e realizuara nga Erald Nezaj, Kristanja Çene, Albi Yzo, Besa Mustafa, Samela Balazi, dhe Kristian Zara, nxisin diskutime drejt çështjeve të pazgjidhura dhe problematikave në shoqëri. Ekspozita prezantohet në ambientet e galerisë @tirana_ekspres .
Jeni të ftuar të na bashkoheni në eventin permbylles në datën: 13 shtator, ora 18:30.