Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Ekspozita “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti te Galeria “Dy Botët”, Seferan Belsh

Në zemër të Seferanit, aty ku dikur qëndronin depot ushtarake, tani pulson arti. Galeria “Dy Botët”, e konceptuar dhe kuruar nga artisti i njohur shqiptar Helidon Haliti, mirëpret ekspozitën “Mes dy botëve”. Një ekspozitë që sjell në vëmendje portretet e 63 personaliteteve të artit, kulturës dhe jetës publike shqiptare, të cilët kanë ndarë rrëfimet e tyre në emisionin “Mes dy botëve” në RTSH, rrëfime që tentojnë të sjellin në kujtesën kolektive të jetuarit e të krijuarit para e pas viteve ‘90. Secili portret është më shumë se një imazh, është një rrëfim i ngjizur me kujtime, emocione, ëndrra, sfida dhe forcë për të parë gjithmonë pertej…Mjeshtri i madh, piktori Helidon Haliti në rolin e moderatorit, ka ngacmuar shpirtra e mendje për të ravijëzuar potrete, si një histori në lëvizje duke mos kërkuar ngjashmërinë, por thellësinë e ndjesisë dhe të mendimit e prej ku “botët” zbërthehen filozofikisht nga “ të mbijetuarit e sistemit.
Hapja e ekspozitës ne datën 04 Maj në oren 12:00 !

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 4 – 30 Maj 2025, çdo ditë në orën 10-13:00,Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit !

Date

04/05/2025
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Galeria “Dy Botët”, Seferan Belsh
Belsh

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.