Ekspozita “Narratives of Gaze” nga Renato Balla te “Tulla Culture” Tirane
TULLA – Culture Center ka kënaqësine t’ju
ftojë në hapjen e ekspozites:
THE NARRATIVES OF GAZE
A series by Renato Balla
14 Gusht 2023- ora 19:30
“Rrëfenjat e vështrimit” është një seri fotografish personale që shpalosin jetë të jashtëzakonshme, e kuruar nga regjizori dhe fotografi Renato Balla. Nëpërmjet momenteve të çiltra, Renato përqafon thjeshtësinë, brishtësinë dhe marrëdhëniet e thella me jetët dhe përvojat e njerëzve të verbër. Të vendosura në sfondin e mjediseve të tyre natyrore, këto rrëfenja të guximit dhe qëndrueshmërisë i japin zë narrativave të reja të diversitetit, gjithëpërfshirjes dhe dhembshurisë.
Ekspozita do të qëndroje e hapur deri në datën 20 gusht.