Ekspozita nga Kristaq Pavli dhe Fabian Muhameti te Qendra Kulturore Vlorë
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen e një ekspozite të veçantë, që sjell në Vlorë një bashkëpunim artistik ndërmjet dy piktorëve profesionistë me individualitete të spikatura krijuese, Kristaq Pavli dhe Fabian Muhameti.
Dy artistë, dy stile të ndryshme, dy këndvështrime unike mbi artin pamor, bashkohen në një ekspozitë të kuruar me kujdes, ku dialogu mes peizazhit, ngjyrës, lëvizjes dhe emocionit krijon një përvojë të veçantë për publikun.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje artistike, e cila sjell një frymë të re në jetën kulturore të qytetit tonë.
Çelja e ekspozitës do të jetë ditën e premte më 26 qershor në orën 19:30 pranë galerisë së arteve, Qendra Kulturore Vlorë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 3 Korrik.
Orari i vizitave është çdo ditë me oraret 08:00–13:00 dhe 17:00–20:00 (fundjava pushim).