Ekspozita “Objekte që rrëfejnë” te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” Tiranë
Të mërkurën, ora 12:00, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka kënaqësinë t’iu ftojë në ekspozitën “Objekte që rrëfejnë”.
4 objekte vijnë në një rrëfim rreth së ndaluarës, përditshmërisë, shfaqjeve të huaja, dhunimit të hapësirës individuale, por në të njëjtën kohë, si një përpjekje e individit për të vështruar përtej kufijve gjeografikë, dhe sidomos, atyre ideologjikë, në kushtet e një shteti të izoluar e totalitar si Shqipëria socialiste.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 19 dhjetor.
Date
- 15/11/2023 - 19/12/2023
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Muzeu "Shtepia me gjethe"