Ekspozita për 95 vjetorin e Dritëro Agolli
Jeni të FTUAR të kalojmë një mbrëmje të rrallë kulturore për të shënuar 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro, në shtëpinë ku u shkruan pjesa më e madhe e veprave të tij.
Në bashkëpunim të ngushtë me vajzën e tij znj. Elona Agolli dhe Fondacionin Kulturor Dritëro Agolli dhe Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, kemi privilegjin të ekspozojmë për herë të parë DORËSHKRIMET ORIGJINALE të disa prej romaneve të rëndësishme të shkrimtarit si:
– Trëndafili në gotë
– Arka e djallit
– Dështaku
– Blloqe me dorëshkrime poezish
– Dorëshkrime tregimesh dhe përkthimesh
– Dramën e ndaluar të shkrimtarit
– Botimet e para të veprave të tij
Ekspozojmë gjithashtu edhe një koleksion të bukur stilografësh të shkrimtarit, shishe boje shkrimi dhe stilolapsa, të cilat i ka koleksionuar gjithë jetën.
Doemos, ka edhe vargje e pak muzikë të mirë.
Ju presim me shumë dashuri!