Ekspozita “Portret” nga Rafail Dembo
Në 100-vjetorin e lindjes së piktorit të madh korçar Rafail Dembo, Galeria e Arteve “Guri Madhi” çel ekspozitën “Portret”, një homazh për gjurmët artistike që ai la në kulturën tonë.
Një mbrëmje e veçantë që rikthen në vëmendje ndjeshmërinë dhe stilin e një prej emrave të rëndësishëm të artit.
Ftojmë publikun të mos e humbasë këtë takim të bukur artistik!
📅 19 Prill
🕖 Ora 19:00
📍 Galeria e Arteve “Guri Madhi”, Korçë