Ekspozita “PranverArt” – edicioni 16 te “Galeria e Artit Tiranë”

Të dashur miq, ju mirëpresim në çeljen e Edicionit të 16-të të ekspozitës “PranverArt”, me një numër të madh artistësh të cilët prezantohen me teknika dhe mediume të ndryshme të artit pamor, duke nisur që nga piktura, skulptura apo qeramika.

“PranverArt” është një grupim artistësh të lirë, piktorë dhe skulptorë, i themeluar në vitin 2010, i njohur ligjërisht për ekspozitën e përvitshme me të njëjtin titull, si aktiviteti themelor i këtij grupimi që është zhvilluar rregullisht përgjatë 15 vitesh, duke kontribuar në pasurimin e kalendarit kulturor dhe artistik të kryeqytetit.

Tashmë, në edicionin e saj të gjashtëmbëdhjetë, nën organizimin e piktorit Lazar Taçi dhe skulptorit Maksim Bushi, PranverArt është mirëpritur nga GAT me një numër më të madh pjesëmarrësish si dhe me qëllimin e saj të vazhdueshëm për të promovuar emra të rinj në artin shqiptar.

Ju presim të gjithëve në inaugurimin e ekspozitës,

🗓️Ditën e Hënë – 20.04.2026
🕕Ora 18:00.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej datës 20-28 Prill 2026.

Jeni të mirëpritur!

Date

20/04/2026
Kategorite

Location

"Galeria e Artit" Tiranë

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.