Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Ekspozita “Që prej Motmoti” te Galeria e Grupit “Ata” Kamëz

Ekspozita “Që prej Motmoti” vjen në Kamëz, më 28 qershor. Si fillim, kjo ekspozitë është paraqitur në galerinë e qytetit të Besianës/Podujevës, e tashmë vjen në galerinë e grupit “Ata”.

Deri më 14 korrik, do të keni mundësinë të shihni nga afër pikturat e realizuara gjatë udhëtimeve dhe hulumtimeve mbi traditat, gojëdhënat dhe mitet në Shqipëri dhe Kosovë.

Më shumë për ekspozitën:

Mënyrat se si njerëzit jetojnë, se si komunikojnë me të shkuarën, të tashmen dhe natyrën përbën një aspekt të rëndësishëm të punës tonë. Vet çka bëjmë fokusohet thelbësisht me pasurinë etnografike, folklorin, besimet, ritualet dhe ndërlidhjet e tyre me natyrën.

Kjo ekspozitë paraqet këtë zhytje në narrativat kohore, të mënyrës se si është manifestuar bereqeti, festa, besimet në figurat popullore si Zanat dhe Orët, qëndrimi në mrize apo vende të mira, që krijojnë një panoramë mistike e fantastike.

Këto elemente simbolike të gurrës popullore hyjnë në mish të jetës pa bërë zhurmë dhe bëhen
pjesë e botëkuptimit njerëzor shumë lehtë saqë e bën të vështirë të kuptuarit të origjinës së tyre. Ndaj mes kësaj paraqitjeje vizuale duam të përkapim këtë rrugëtim të botës imagjinative në arealin etnik të popullit shqiptar.

Natyra dhe kultura ndahen mes një tisi të hollë kohor e shpesh këto dy akse krijojnë portale ku ajo çka mendohet dhe ajo çka jetohet sado e tjetërbotshme, kthehet në mënyrë jetese.

Përpos forcës së abstraksionit dalin në pah kontekste të cilat ndërtojnë këtë trashëgimi, e ne
hetojmë mes imazhit këtë ripërtëritje të kulturës ndër breza, me dëshirën për ta prekur këtë magji të mendjes dhe të jetës.

Një pjesë e hulumtimit dhe punës që paraqitet në këtë ekspozitë është kryer përgjatë rezidencës një mujore pranë Qendrës Multimedia mes projektit READ në Prishtinë.

Falenderojmë Qendrën Multimedia për mbështetjen në realizimin e këtij hulumtimi si dhe falenderojmë Galerinë e grupit “Ata” që mundësuan realizimin dhe paraqitjen e kësaj ekspozite.

Date

28/06/2024 - 14/07/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Grupi “Ata” Kamëz

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.