Ekspozita “Qëndresa” te Muzeu Shtëpia me Gjetd
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, me rastin e ditës së rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, çel ekspozitën “Qëndresa”. Ekspozita realizuar me kontributin e studiuesit Kastriot Dervishi, pasqyron reagimin antikomunist në Shqipëri, që nga kryengritjet e para të armatosura e deri në protestën popullore më 20 shkurt 1991.