
Ekspozita “Ripërtëritje – Diana & Fatmir Miziri” te “Galeria e Artit” Tiranë
Hapja e Ekspozitës
4 Qershor, ora 19:00
RIPËRTËRITJE
Diana & Fatmir Miziri
Kuruar nga Adela Demetja
Galeria e Artit Tiranë
Galeria e Artit Tiranë dhe Tirana Art Lab kanë kënaqësinë të prezantojnë ekspozitën “RIPËRTËRITJE”, një rikthim në dialogun artistik të një prej çifteve më të rëndësishëm të artit shqiptar: Diana dhe Fatmir Miziri. Diana (1951–2005) dhe Fatmir Miziri (l. 1950) janë ndër artistët e parë që u formuan në specialitetet e reja të arteve të aplikuara në Institutin e Lartë të Arteve në vitet ’70. Ekspozita përmbledh një përzgjedhje tekstilesh nga Diana Miziri, të krijuara gjatë viteve ’90, dhe objekte nga Fatmir Miziri, të realizuara nga viti 1995 deri më sot.
“RIPËRTËRITJE” është një bashkëpunim midis Tirana Art Lab dhe Galerisë së Artit Tiranë dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
***
Exhibition Opening
June 4, 7:00 PM
REVIVAL
Diana & Fatmir Miziri
Curated by Adela Demetja
Tirana Art Gallery
Art Gallery of Tirana and Tirana Art Lab are pleased to present the exhibition “REVIVAL”, a return to the artistic dialogue of one of the most important artist couples in Albanian art: Diana and Fatmir Miziri. Diana (1951–2005) and Fatmir Miziri (b. 1950) were among the first artists trained in the new applied arts specializations introduced at the Higher Institute of Arts in the 1970s. The exhibition features a selection of textile works by Diana Miziri created during the 1990s, and objects by Fatmir Miziri produced from 1995 to the present day.
