Ekspozita “Shqipëria është biodiversitet” në Tiranë
Biodiversiteti, i skalitur në gur.
38 lloje të rrezikuara dhe të veçanta të Shqipërisë, së bashku në një mozaik monumental nga Kleidi Eski, kushtuar trashëgimisë natyrore që ndajmë. Krahas mozaikut, ju pret një ekspozitë dhe një program i zgjeruar edukues, i organizuar nga PPNEA.
HAPUR PËR PUBLIKUN: MOZAIKU & EKSPOZITA “SHQIPËRIA ËSHTË BIODIVERSITET”
Deri më 24 tetor
Galeria hbs, Sheshi Skënderbej, Tiranë
Hapur çdo ditë, 10:00–22:00
Hyrja falas
Ju presim! Përjetoni ndërthurjen e artit me natyrën!