Ekspozita “The book of negatives” nga Leonard Qylafi te “Galeria e Artit” Tiranë
Galeria e Artit Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e ekspozitës personale “The Book of Negatives” të artistit Leonard Qylafi.
Ekspozita bazohet në një arkiv me negativë me ngjyra 35 mm, të realizuara që nga viti 2010 e tutje. Të shkrepura gjatë shëtitjeve, pa një qëllim të veçantë për të fotografuar, ato janë dëshmi e asaj që kamera mund të ofrojë nëse përdoret si një lloj blloku shënimesh, duke regjistruar fragmente të jetës së përditshme: njerëz, peizazhe, gjeste dhe çaste kalimtare.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 03 – 23 Shtator 2026.
Inaugurimi: 03 Shtator 2026, ora 19.00
📍Galeria e Artit Tiranë, Rruga e Kavajës.
Ju mirëpresim!