Ekspozita “Udhët” – Edicioni VI

Të nderuar miq, Galeria FAB, ka nderin t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës së rradhës realizuar në dy evente, me punime të zgjedhura nga Stafi Pedagogjik i Fakultetit të Arteve të Bukura,

UDHËT / EDICIONI VI

19 maj – 25 maj / 29 maj – 5 qershor 2025

Inagurimi / 11.00 am

Kordinator / Shpëtim Kërçova

Dizanji / konceptimi dhe realizmi / Prog. Stud. Grafikë

Edhe këtë vit edicioni i gjashtë i ekspozitës “Udhët” formësohet nga propozimet dhe kërkimet individuale të pedagogëve pjesëmarrës.
Çdo vepër e propozuar, është shkëputur nga një kontekst i caktuar në laboratorin personal të çdo krijuesi, për të gjetur një marrëdhënie të re, në një kontekst të ri brenda një hapësire me vepra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Të ndryshme për nga mediumi e po aq për nga këndvështrimi personal i gjuhës artistike të përdorur. Ky diversitet mediumesh dhe qëndrimesh synon të kulmojë në një “eko/jehonë” duke u bërë kështu edhe vetë subjekti kësaj ekspozite. Kjo “eko/jehonë” e përbashkët bëhet bartëse e ngjarjeve dhe e kohës ku ne jemi dëshmitarë.
Çdo shikues/vizitor e merr me vete këtë “eko/jehonë” për ta përthyer sipas një qasjeje individuale.

Date

05/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Galeria Fab
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart