
Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër
VENUS!
Ekspozitë tematike me veprat nga koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës
20.03 – 01.06.2025
Kuruar nga Lek M. Gjeloshi
📍 Hapja e ekspozitës
🗓️ E enjte 20.03.2025, 18:00h
🏛 Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
“Kjo ekspozitë është rezultat i një kërkimi të gjatë në koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës. Repertorin e tyre fotografik, në një moment të caktuar, e përshkon prania e një skulpture: hyjnisë antike – Venus-it –, e cila kundron e palëvizshme disa ngjarje që, njëherë e njëkohë, u zhvilluan në oborrin e një shtëpie të rëndësishme qytetëse, ku edhe u dokumentuan ngjarje të përveçme e, më tej, ndryshimet e forta politike.”
