Ekspozita Vjetore e Pikturës “NËNTORI 29” në Galerinë FAB

“NËNTORI 29” – Ekspozita Vjetore e Pikturës në Galerinë FAB

Galeria FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve, ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e edicionit të radhës të “NËNTORI 29 – Ekspozita Vjetore e Pikturës”, e cila do të zhvillohet nga 4 deri më 13 tetor 2026.

Ekspozita do të çelet për publikun të dielën, më 4 tetor, ora 18:00, në mjediset e Galerisë FAB, Tiranë.

“NËNTORI 29” sjell së bashku një grup të gjerë artistësh shqiptarë, duke krijuar një hapësirë takimi mes autorëve, qasjeve dhe brezave të ndryshëm të pikturës. Nëpërmjet gjuhëve individuale, kërkimeve formale dhe ndjeshmërive të ndryshme artistike, ekspozita synon të ofrojë një panoramë të larmishme të praktikës së sotme piktorike dhe të krijojë një dialog të drejtpërdrejtë mes artistit, veprës dhe publikut.

Në këtë edicion marrin pjesë: Aleksandër Filipi, Ardian Devolli, Anastas Kostandini, Anesti Taco, Andi Hila, Artan Buca, Armand Boçe, Agron Mesi, Ardit Boriçi, Agron Polovina, Aurel Nukaj, Buron Kaceli, Brikena Berdo, Dea Tili, Denisa Ibrahimi, Eniela Veveçka, Erina Dibra, Erion Bardhi, Fatmir Juka, Fatmir Boshnjaku, Gazmend Leka, Gjergj Marko, Ksenofon Dilo, Lec Shkreli, Merita Selimi, Mikel Temo, Nikolin Ivanaj, Orlis Vathi, Pëllumb Bylyku, Shpëtim Kërçova, Vangjo Vasili dhe Zef Shoshi.

Përmes këtij takimi vjetor, Galeria FAB vijon misionin e saj si një hapësirë aktive e prezantimit dhe diskutimit të artit pamor, duke nxitur komunikimin mes krijimtarisë artistike, mjedisit akademik dhe publikut.

Hapja: E diel, 4 tetor 2026, ora 18:00
Kohëzgjatja: 4–13 tetor 2026
Vendi: Galeria FAB, Tiranë
Fakulteti i Arteve të Bukura – Universiteti i Arteve

Date

05 - 13/10/2026
Kategorite

Location

Galeria Fab

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.