Ekspozita “Vuoto” nga Krist Dimo te “Galeria e Artit” Tiranë
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në çeljen e ekspozitës “VUOTO”, një përvojë e përbashkët njerëzore e artistit Krist Dimo, kuruar nga Edit Pula!
E Mërkurë, 08 Korrik, ora 19:00!
Vuoto – Një e ekspozitë që eksploron strukturat emocionale dhe psikologjike të cilat lidhin qeniet njerëzore përtej kulturave, brezave dhe historive individuale.
Ekspozita paraqet një përzgjedhje veprash nga krijimtaria e viteve të fundit, të cilat dëshmojnë pjekurinë artistike të autorit dhe vazhdimësinë e kërkimit të tij estetik.
Krist Dimo (l. 1956, Durrës) është pjesë aktive e jetës artistike shqiptare që prej fillimit të viteve 1980. Në vitin 1991 ai u vendos në Itali, ku vazhdoi zhvillimin e tij artistik pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Foggia. Gjatë karrierës së tij ka ekspozuar gjerësisht në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera, duke përfshirë pjesëmarrjen në Ekspozitën Kombëtare “Onufri” në Tiranë dhe prezantime në Belgjikë.
Veprat e tij gjenden në koleksione private dhe publike, ndërsa praktika e tij artistike vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e artit bashkëkohor shqiptar përmes një vizioni thellësisht human dhe poetik.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 08.07.2026 – 23.08.2026
Nga e Hëna në të Premte : 10:00 -18:00
E Shtunë: 11:00 – 16:00
Ju mirëpresim!