Ekspozita“Një jetë mes filmit dhe pikturës” të artistit Kleo Nini te Galeria e Artit Tiranë

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën me titull “Një jetë mes filmit dhe pikturës” të artistit të mirënjohur Kleo Nini, kuruar nga Genti Gjikola!
Një rrugëtim që paraqet portretin e një artisti që kaloi një jetë të tërë duke lëvizur ndërmjet pikturës dhe kinemasë, ndërmjet peizazhit real dhe botës së imagjinuar të filmit.
Në ekspozitë mediumet ndryshojnë, funksionet ndryshojnë, por diçka mbetet e pandryshuar: besimi i palëkundur i Ninit te linja e vizatuar si mjeti më i drejtpërdrejtë i njohjes së botës.
Thelbi i veprës së Kleo Ninit nuk gjendet te një pikturë e vetme, as te një seri skicash, e as te një poster i vetëm filmi, por te ajo nevojë e vazhdueshme për të vizatuar, skicuar e pikturuar pa ndërprerje.

Jeni të mirëpritur!

🗓️ e Mërkurë, 10 Qershor
🕕ora 19:00
📍Galeria e Artit Tiranë, Rruga e Kavajës.

Date

10/06/2026
Kategorite

Location

"Galeria e Artit Tirane"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.