Ekspozitë “Contemporary Japanese Print 1946–1993”

Për herë të parë në COD, vijnë dy ekspozita bashkë dhe na ftojnë të zbulojmë Japoninë përmes dy këndvështrimeve: gjurmës së printimit dhe hapësirës së ndërtuar.

“Contemporary Japanese Print 1946–1993” ndjek transformimin e grafikës japoneze të pasluftës, përmes një përzgjedhjeje veprash që pasqyrojnë eksperimentimin, ndryshimin dhe kërkimin e artistëve gjatë dekadave.

“Built Environment: An Alternative Guide to Japan” na propozon një tjetër mënyrë për të lexuar Japoninë: përmes ndërtesave, peizazhit dhe hapësirave ku arkitektura takohet me natyrën dhe jetën e përditshme.

Ekspozitat vijnë në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Shqipëri dhe Institutin Japonez të Kulturës në Romë, në kuadër të Javës Kulturore Japoneze.

Hapur për publikun: 16 tetor – 11 nëntor 2026.
Orari: 09:30 – 14:00.

Date

16/10/2026
Kategorite

Location

COD Kryeministri

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.