Ekspozitë dokumentare për Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë prezanton një përzgjedhje të veçantë dokumentesh, dorëshkrimesh, hartash, botimesh dhe materialesh etnografike që dëshmojnë gjurmët e ndërthurjes kulturore në Ballkan.
🌍 “Sorry for being so Balkanic”, një ekspozitë dokumentare që sjell në vëmendje mozaikun kulturor të Ballkanit, si hapësirë bashkëjetese, kujtese dhe dialogu mes popujve.
📚 Ekspozita fton publikun të rizbulojë Ballkanin jo vetëm si hapësirë kufijsh, por edhe si territor takimesh, ndikimesh reciproke dhe identitetesh të ndërthurura ndër shekuj 🤝🏻.
📍 Qendra “Sotir Kolea”, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
🗓️ 21 maj 2026
🕚 Ora 18:00
#BibliotekaKombëtare #SorryForBeingSoBalkanic #DiversitetKulturor #Ekspozitë #MTKS
Date
- 21/05/2026
Location
- Salla "Sotir Kolea", Biblioteka Kombëtare
- Rruga e Elbasanit, Tiranë