Ekspozitë “Gjendje” nga Vladimir Llakaj te Galeria “Fab” Tiranë
Galeria FAB, pranë Universitetit të Arteve, ka kënaqësinë të ftojë publikun në hapjen e ekspozitës personale “Gjendje” të artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit Francesco Poli.
Përmes një gjuhe piktorike ekspresive, ku ngjyra, forma dhe gjesti ndërthuren në kompozime dinamike, Vladimir Llakaj eksploron dimensione të ndryshme të përjetimit njerëzor. Figurat e tij, të vendosura në një hapësirë mes reales dhe abstraktes, shndërrohen në bartëse të tensioneve emocionale, energjive të brendshme dhe marrëdhënieve komplekse mes individit dhe kolektivitetit.
Ekspozita “Gjendje” sjell për publikun një reflektim mbi njeriun bashkëkohor, përmes një universi figurativ ku ekspresiviteti dhe forca e imazhit krijojnë një dialog të drejtpërdrejtë me shikuesin.
Hapja: 6 nëntor 2026, ora 18:00
Vendi: Galeria FAB, Universiteti i Arteve, Tiranë
Kurator: Francesco Poli
Ekspozita qëndron e hapur deri më 16 nëntor 2026.
Orari i vizitave:
09:00–13:30 | 17:00–20:00
Galeria FAB ju mirëpret!