Ekspozitë “Gjurmët e trashëgimisë” te Mozaiku, Tiranë
JU FTOJMË NË EKSPOZITËN “GJURMËT E TRASHËGIMISË”
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Paligjshëm të Pasurive Kulturore, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) organizon ekspozitën “Gjurmët e Trashëgimisë”.
Një ekspozitë ndërgjegjësuese që sjell në vëmendje pasuritë kulturore të humbura, të sekuestruara dhe të rikthyera, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbi mbrojtjen, ruajtjen dhe përgjegjësinë e përbashkët për trashëgiminë tonë kulturore.
📅 13 nëntor 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Mozaiku i Tiranës
✨ Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj ekspozite dhe të zbuloni historitë që mbartin gjurmët e trashëgimisë sonë!