Ekspozitë “Jo tokë e thjeshtë” – Multimedia te Galeria “Fab” Tiranë

JO TOKË E THJESHTË / MULTIMEDIA EKSPOZITË 2026

21 Prill 2026 / Ora: 11:00

Galeria FAB – Universiteti i Arteve

Kohëzgjatja: 21 Prill – 30 Prill 2026

“Jo Tokë e Thjeshtë” është veshja më e re konceptuale e ekspozitës së studentëve të Atelierit të Multimedias, një ekspozitë që ndërton hapësira lëvizëse e “fluturuese”, të krijuara përmes riformulimeve të realiteteve dhe qëndrimeve artistike. Ajo zhvillohet mbi boshtin e katër lëndëve, që vënë në lëvizje motorrët e transformimit, dhe mënyrat se si studentët herë konvertojnë format dhe gjuhët e shprehjes, e herë i qëndrojnë besnik limiteve të pranuara të identitetit të tyre kulturor.

Akte eksperimentale, shumëllojshmëri mediumesh dhe qëndrimesh artistike lëvizin ajrin e hapësirës së Galerisë FAB, duke krijuar një ndarje tërheqëse, të ngjashme me harta referuese që dialogojnë me historinë e kaluar dhe bashkëkohore të artit sot.

Në këtë terren, studentët janë të lirë dhe herë thellësisht xhenuinë në dialogun që krijojnë me shikuesin; në një kaos që vendos rendin, në një melodi të shpërbërë nga shumë burime tingulli, ku shumësi ndërton diversitetin e shprehjes.

Vladimir Myrtezai

Udhëhequr nga:
Vladimir Myrtezai
Altin Lika
Edison Çeraj
Florian Haxhihyseni
Inda Sela

Studentët:
1.Ada Hasani
2.Antonela Leka
3.Artenisa Lami
4.Aslama Galicaj
5.Drini Vjerdha
6.Drisola Jovani
7.Elian Lufta
8.Eminela Lamçaj
9.Eralda Murati
10.Frida Shehu
11.Genta Dashballa
12.Geri Davidhi
13.Gerta Bace
14.Gerta Markja
15.Igli Uruçi
16.Ildi Stafaj
17.Ilva Nelaj
18.Imelda Prishka
19.Joan Tanku
20.Kerola Maliqi
21.Kessy Buqeza
22.Klea Muceku
23.Klea Shateri
24.Klevis Caka
25.Luiza Pershqefa
26.Marko Shamo
27.Rei Mahmuti
28.Rosela Tarja
29.Rudi Prifti
30.Sindi Islamukaj
31.Xhoela Maliqi

Date

21/04/2026
Kategorite

Location

Galeria Fab

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.