Ekspozitë “Letërsi, propagandë dhe shkrimtarët amerikano-latinë 1945–1991” në Shkodër

Letërsi, propagandë dhe shkrimtarët amerikano-latinë, 1945–1991

Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Marin Barleti” dhe Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ju fton në ekspozitën historike që sjell përmes botimeve, dokumenteve, periodikëve dhe materialeve arkivore një vështrim mbi praninë e letërsisë amerikano-latine në Shqipërinë komuniste.

Ekspozita shqyrton marrëdhënien mes letërsisë, përkthimit, propagandës dhe politikave ideologjike, duke u ndalur te autorë si Zhorzh Amado dhe Pablo Neruda, si dhe te shkëmbimet kulturore me vende si Kuba.

🇪🇸 Ekspozita zhvillohet në kuadër të projektit ELASOC II – Escritores latinoamericanos en los países socialistas europeos, nën drejtimin e Dr. Emilio J. Gallardo Saborido, pranë CSIC, Sevilje.

📅 13 tetor 2026
🕠 Ora 17:30
📍 Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, Shkodër

Date

13/10/2026
Kategorite

Location

"Muzeu i Deshmise dhe Kujteses" Shkoder

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.