Ekspozitë nga Mnemos “Mos e humb nga syri Itakën” në Porto Palermo
MNEMOS prezanton:
🌊”Mos e humb nga syri Itakën”
Me pjesëmarrjen e artistëve: Bora Baboçi, Vaster Dhima, Evangelina Gkiokrousi, Ani Muraku, Ledia Kostandini, Beskida Kraja, Redina Qose, Vasil Tole.
Një ekspozitë kolektive dhe ndërdisiplinare në Kalanë e Porto Palermos që merr si pikënisje mitin homerik të Odisesë dhe trashëgimine e pasur kulturore të Himarës, të rilexuara përmes gjuhës së artit bashkëkohor.⛵️
Nëpërmjet artit vizual dhe tingullit, artistët sjellin në vëmendje tema të rrugëtimit dhe kthimit, marrëdhënies me detin, lashtësisë, pritjes dhe kujtesës. Elementë homerikë dhe arkaikë ritransferohen në një kontekst të ri, duke krijuar një urë ndërmjet mitit dhe realitetit bashkëhohor.🏺
Titulli i referohet një vargu nga poezia “Itaka” e autorit Konstandin Kavafi, ku udhëtimi drejt Itakës shndërrohet në metaforë të përvojës njerëzore.🌀
Kuruar nga: Fabio Toska
🗓️4 shtator 2026
🕰️18:00
📍🏰Kalaja e Porto Palermos, Himarë
Ky event mbështetet nga Bashkia Himarë.