Ekspozitë personale – Gentian Zeka te Galeria e Artit “Nikolet Vasia”, Durrës
Ekspozitë personale – Gentian Zeka
Më 4 shtator, ora 19:00, në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia”, Durrës, çelet ekspozita personale e artistit bashkëkohor shqiptar Gentian Zeka.
I lindur në Pogradec më 1957 dhe i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1986, Zeka sjell një krijimtari të pasur dhe shumëdimensionale, përmes pikturës, grafikës, vizatimit, skulpturës, objekteve dhe vitrazhit.
Me 36 ekspozita individuale dhe 28 ekspozita në grup, si dhe fitues i Çmimit të Parë në konkursin mbarëkombëtar “Vangjush Mio” në vitin 2008, artisti vijon të krijojë një univers të veçantë, ku vepra nuk zbulohet menjëherë, por fton publikun të imagjinojë, të ndiejë dhe të interpretojë.
📍 Galeria e Artit “Nikolet Vasia”, Durrës
📅 4–21 Shtator 2026
🕖 Hapja: 4 Shtator, ora 19:00
Ju mirëpresim! 🎨
@bashkia_durres
@emiriana.sako
@alketa.tragaj
@zekagentian1