Fest Folk 2026 nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore
Fest Folk 2026 sjell një udhëtim plot ngjyra, ritëm dhe emocion, duke e kthyer gushtin në muajin e festës së folklorit shqiptar.
Nga Saranda, në Laç, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Vajzë, Berat e Fier, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të ngjitet në skenat e qyteteve, duke sjellë para publikut pasurinë e jashtëzakonshme të këngëve, valleve dhe traditave tona kombëtare.
Një rrugëtim artistik që bashkon brezat, ringjall kujtesën kulturore dhe e kthen çdo shesh në një festë të madhe kombëtare, ku ritmi, kostumet shumëngjyrëshe dhe energjia e artistëve bëhen një me duartrokitjet e publikut.
Ju presim të festojmë së bashku trashëgiminë tonë kulturore në Fest Folk 2026!❤️