“Festa e Buzmit” me Erina Seillari te “Illyrian Saloon” Tirane

Festimi i Buzmit është kthyer tashmë në traditë në Illyrian Saloon. Për të pestin vit radhazi ju mirëpresim këtë të shtunë, datë 23 dhjetor, për të risjellë edhe njëherë këtë traditë të lashtë shqiptare e për të rikujtuar sa të pasur e kemi trashëgiminë tonë kulturore dhe sa e fortë ishte lidhja e të parëve tanë me natyrën.
Këtë vit, përveç lojërave që janë kthyer tashmë në traditë të festës së Buzmit, mirëpresim edhe Erina Seitllarin e cila do të na shoqërojë gjatë kësaj mbrëmjeje me një repertor muzike pagane, siç i ka hije kësaj feste.

☀️Dy fjalë rreth Buzmit për të gjithë ata që nuk na janë bashkuar vitet e mëparshme:☀️

Kohë më parë, përpara përhapjes së feve monoteiste, njerëzimi hyjnizonte diellin e hënën. Si ilirët e hershëm, ashtu dhe pellazgët e lashtë, ishin ithtarë të paganizmit dhe hyji Diell ishte më i rëndësishmi për ta. Në nder të tij, paraardhësit tanë festonin Buzmin ose barasvlerësin tonë të Yule-it nordik.
Buzmi është festa pagane e ringjalljes së hyjit Diell, e cila përkon me solsticin dimëror. Buzm është emri që iu dha copës së drurit që pritej veçanërisht për këtë rast dhe vihej në vatër gjatë ditëve kur kremtohej Buzmi.
Kjo festë përfaqëson kalimin ciklik të kufirit që ndan pjesën e vitit ku mbizotëron errësira me atë ku mbizotëron drita, ku druri ritual përfaqëson Diellin dhe fuqinë e tij, që hyn në vatrën e shtëpisë e cila simbolizon botën, dhe sjell tek ajo dritë dhe ngrohtësi.
Në nder të kësaj copëze të vyer të trashëgimisë sonë kulturore, Illyrian Saloon organizon për të pestin vit radhazi festën e Buzmit, si gjithmonë shoqëruar me lojërat tradicionale të kësaj feste.

Date

23/12/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Illyrian Saloon

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.