Festa e Gështenjës së Tropojës

FESTA E GËSHTENJËS NË TROPOJË | 23–24 TETOR 2026 🏔️🔥

BASHKIA TROPOJË ju fton të kaloni një fundjavë të veçantë në zemër të Tropojës 📍Bajram Curr , aty ku tradita, gastronomia dhe mikpritja tropojane bashkohen në një atmosferë festive plot gjallëri!

Me panairin e gastronomisë, produktet vendase, gështenjat e pjekura pranë zjarrit, muzika popullore, këngët, vallet dhe shijet autentike të trevës sonë. Dy ditë plot aromë vjeshte, hare dhe momente të bukura, mes njerëzve, traditës dhe kulturës që e bëjnë Tropojën unike.

🗓️ Planifikoni fundjavën tuaj në Tropojë, shijoni atmosferën festive në qendër të Bajram Currit dhe të dielën vijoni aventurën duke eksploruar shtigjet malore, peizazhet mahnitëse dhe natyrën e mrekullueshme të zonës.

Nga bukuritë e Valbonës te shtigjet e pafundme të 🏔️Alpeve Shqiptare, ju pret një përvojë që ndërthur festën me aventurën në natyrë.

ZGJIDHNI TROPOJËN, ZGJIDHNI VALBONËN! Ejani të shijoni traditën, të përjetoni mikpritjen dhe të zbuloni magjinë e vjeshtës në një prej trevave më të bukura të Shqipërisë!

📍 BAJRAM CURRI, TROPOJË | 23–24 TETOR 2026

🌰 Aty ku tradita ka shije, festa ka shpirt dhe natyra të magjeps!

Date

23/10/2026
Kategorite

Location

Bajram Curri

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.