
Festa e grurit në Apoloni, Fier – Edicioni i 7-të
🌾 Më 20 Qershor, Apolonia do të hapë sërish dyert për Festen e Grurit, që këtë vit shënon edicionin e saj të 7-të. Në një nga fshatrat më të bukur të Myzeqesë, festa do të sjellë një ditë të mbushur me aktivitete për të gjitha moshat, nga panairi me produkte vendase 🧺, tek gatimet tradicionale dhe parada me mjete bujqësore 🚜 dhe sigurisht, nuk do të mungojë muzika 🎶 me tinguj që i japin shpirt kësaj feste. Një ditë për të qenë bashkë, për të kujtuar vlerat që na lidhin me tokën 🌾 dhe për të festuar me gjithçka që kemi.
📍 Pojan, Apoloni – të premten më 20 qershor. Hajde të kalojmë bukur!
