Festa e Ishmit Durrës
Traditë, Shije dhe Takim mes Brezash
Një mbrëmje e veçantë në një prej vendeve më karakteristike të zonës së Ishmit, ku historia, tradita dhe kultura do të bashkohen në një atmosferë festive.
Bashkia Durrës ju fton të shijoni një mbrëmje me produkte të zonës, gatime tradicionale, artizanat, muzikë dhe aktivitete artistike, duke sjellë në vëmendje pasuritë dhe identitetin e Ishmit.
✨ Në sfondin e Kalasë së Ishmit, le të festojmë së bashku traditat, shijet dhe mikpritjen që e bëjnë këtë zonë kaq të veçantë.
🗓️ 17 gusht
⏰ Ora 19.00
📍 Kalaja e Ishmit
🤝 Ejani ta përjetojmë së bashku këtë mbrëmje!