Festa e verërave dhe e gështenjës në Pogradec
Në kuadër të Festës së Verërave dhe Gështenjës 2026, që do të zhvillohet më 4 dhe 5 dhjetor në Pogradec, shpallen të hapura aplikimet për:
– Konkursin e Poezisë “Kushtuar Verës”
– Konkursin e Pikturës “Kushtuar Verës”
Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e këtyre konkurseve duke dorëzuar krijimet e tyre deri më 3 dhjetor 2026.
Për konkursin e poezisë, punimet dërgohen në adresën elektronike: [email protected].
Për konkursin e pikturës, punimet dorëzohen pranë Bashkisë Pogradec.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj feste, duke sjellë përmes artit dhe krijimtarisë bukurinë e verës dhe traditën tonë!
Pogradeci ju mirëpret më 4–5 dhjetor!