Festivali i filmit “Tirana 48 orëshi”
48 HOUR FILM PROJECT | EDICIONI I 17-TË | 13 NËNTOR 2026. Koha për tu regjistruar.
48 orë për të krijuar një realitet për të cilin kemi shumëçka për të thënë. Një zë që meriton të dëgjohet.
Më 13 nëntor nis edicioni i 17-të i “Tirana 48orëshi”, sfida krijuese që na fton të tregojmë histori, të eksperimentojmë me gjuhën e filmit dhe të shprehim atë që na preokupon dhe na bën të reflektojmë.
Si çdo vit, edhe këtë vit, frymëzimi do të jetë realiteti politik shqiptar.
Një realitet i trazuar nga protestat, tensionet politike, përplasjet në rrugë, skandalet qeveritare dhe një shoqëri që kërkon përgjigje për të ardhmen e saj.
Çfarë historie do të tregonit ju për Shqipërinë e sotme?
Si do ta pasqyronit përmes filmit zemërimin, zhgënjimin, shpresën, frikën apo dëshirën për ndryshim? Çfarë do të thoshit për pushtetin, qytetarin, protestën, heshtjen dhe përgjegjësinë individuale?
“Tirana 48orëshi” nuk kërkon domosdoshmërisht të njëjtën përgjigje. Përkundrazi, kërkon këndvështrimin tuaj, guximin për tu shprehur dhe lirinë për të treguar një histori që ju përfaqëson.
Sepse filmi nuk është vetëm argëtim. Është dëshmi, reflektim, kritikë dhe një mënyrë për të dokumentuar kohën në të cilën jetojmë.
Ndonjëherë, një histori e treguar mirë mund të ngrejë pyetje që mijëra fjalë nuk arrijnë t’i bëjnë.
🎥 Producentë, regjisorë, skenaristë, aktorë, operatorë, montazhierë dhe të gjithë ju që keni një histori për të treguar, është momenti për t’u regjistruar dhe bërë pjesë e kësaj sfide duke klikuar këtu. https://www.48hourfilm.com/tirana
Mos prisni kushtet ideale, buxhetin e përsosur apo momentin e duhur. Merrni kamerën, mblidhni ekipin dhe sillni në ekran këndvështrimin tuaj mbi Shqipërinë që jetojmë sot.
DUHEN ABSOLUTISHT DISA 48 ORESHA NE JETE PER TU RRITUR PROFESIONALISHT.
IT’S NOT ABOUT WINNING, IT’S ABOUT GROWING IN YOUR CRAFT.
NGA ENDRRA NE EKRAN PER VETEM 48 ORE.
📅 Hedhja e shortit: 13 nëntor 2026