Festivali i Këngës “Luleborë” Shkodër
Festivali i Këngës “Luleborë” është gati për edicionin e 8-të!🎼
Një festë e muzikës, që organizohet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me institucionet kulturore të qytetit.
Nga viti në vit, ky festival i muzikës nuk është vetëm i artistëve nga Shkodra, por nga të gjitha trevat shqipfolëse. Qëllimi i këtij festivali, edhe në edicionin e 8-të të tij, është të pasurojë muzikën shqiptare me elemente ritmikë, melodi dhe harmoni që përfaqësojnë kulturën tonë.
🎹🎺🎻🎶Nën kujdesin e një stafi të tërë profesionistësh, Festivali i Këngës “Luleborë” ju pret në datat 🗓️ 10-11 Nëntor, në ora ⏰19:00 në Teatrin “Migjeni”.