Festivali Letrar “Qyteti i një mijë librave” në Berat
Në datat 15 dhe 16 tetor, për dy ditë, Berati do të gjallërohet me histori, takime dhe zëra profesionistësh dhe sidomos lexuesish gjatë Festivalit Letrar “Qyteti i një mijë librave”. Festivali është një ftesë për të hyrë në botën e librit, të letërsisë, për ta përjetuar nga afër, për te gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Beratit, të cilëve u drejtohet drejtpërdrejt ky festival, por edhe të rriturve.
Temat kryesore të festivalit: #leximi #identiteti #problemet klimatike #diversiteti #distanca (mes meje dhe së ardhmes, mes ëndrrave dhe realitetit). Do të flasim e diskutojmë për të gjitha këto, me shkrimtarë, përkthyes, botues, mësues, përfaqësues institucionesh, gjithmonë përmes librave te rinj për këtë moshe. Do të organizohet edhe një panair i bukur libri, ku do të gjeni botimet e disa prej shtëpive botuese: ombragvg papirus Pupez mediaprint Neraida Dritan
Festival të mbarë për Qytetin e një mijë librave, Beratin!