Festivali Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës” Memaliaj

Shoqata AlbAccess Open organizon edicionin e III- të FESTIVALI MBAREKOMBETAR “JEHONA E VJOSES” më 26-27 Qeshor 2026, në qytetin e bukur Memaliaj.

Me mbështetjen e Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Memaliaj. “Jehona e Vjosës” vjen për herë të tretë si një ngjarje e rëndësishme artistike dhe kulturore, kushtuar trashëgimisë shpirtërore, traditës polifonike, kulturës, brezave dhe promovimit të turizmit në zonë.

Ky festival tashmë është kthyer në një domosdoshmëri artistike për komunitetin e Memaliajt dhe më gjerë, duke sjellë në skenë vlerat autentike të folklorit shqiptar.

Mbi 25 grupe polifonike dhe ansamble folklorike. Rreth 400 artistë pjesëmarrës.Dy net artistike plot emocione, traditë dhe krijimtari.

Gjatë festivalit, grupet pjesëmarrëse do të prezantojnë për herë të parë krijimtarinë dhe repertorin e tyre artistik për publikun.

Date

26/06/2026
Kategorite

Location

Memaliaj

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.