“Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor” me spektaklin “Gravity” nga Angjelin Preljocaj

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë çel siparin e tij më 27-28 shtator, me spektaklin “Gravity” të Preljocajt!

🔺 Graviteti, një nga forcat themelore të universit, orkestron në heshtje kërcimin e kozmosit, si fill i padukshëm që lidh dy masa, duke krijuar tërheqjen që ne e quajmë peshë.

✨ Angelin Preljocaj, koreografi vizionar, thellohet në këtë forcë enigmatike. Gjatë gjithë karrierës së tij, Preljocaj ka qenë i mahnitur nga pesha, hapësira, shpejtësia dhe masa. Këto koncepte abstrakte por thellësisht të prekshme kanë qenë frymëzimi i eksperimenteve të tij koreografike. 💃🕺

📌 Në “Gravity”, syri i mprehtë artistik i Preljocajt bëhet qendra e vëmendjes, më 27 dhe 28 shtator, ora 19:00, në TKOB.

🎟️ Biletat mund t’i merrni çdo ditë, në sportelin e TKOB-së, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Date

27 - 28/09/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.