Festivali Teatror “HAPAT” te Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tirane

Festivali Teatror “HAPAT”, ngjarja më e rëndësishme e skenës teatrore për të rinjtë po afron!

10 produksionet e festivalit “HAPAT” do të shfaqen nga data 5 deri më 10 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar Ekpserimental “Kujtim Spahivogli” dhe në sallën black box të Universitetit të Arteve.

Festivali teatror “HAPAT” është faza finale e Fondi të Teatrit për të Rinj që është një nga ato raste të shumta iniciativash të @ministriakultures , në përputhje me misionin dhe politikat mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit, duke ofruar mundësinë që teatri si zë i së vërtetës po shkon në të gjithë hartën tonë; duke aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj dhe adresuar ata të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e teatrit në Tiranë, por edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Festivali “HAPAT” ka natyrë kompetitive. Vlerësimet bëhen nga juria profesioniste.
Të 10 poduksionet vlerësohen me çmimet:

• Shfaqja më e mirë

• Regjia më e mirë

• Aktori më i mirë

• Aktorja më e mirë

• Koreografia më e mirë

• Skenografia më e mirë

• Kostumografia më e mirë

• Muzika më e mirë

Date

05 - 10/12/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.