Film “Luna Park” te Kinema “Republika” Shkodër
Filmi shqiptar në turne
Këtë të premte, ju ftojmë në Shkodër për një shfaqje ekskluzive të filmit “Luna Park” (2024), e ndjekur nga një diskutim i hapur me dashamirësit e kinemasë.
Me regji të Florenc Papas dhe interpretimin e Adriana Matoshit dhe Nik Xhelilajt, “Luna Park” u përzgjodh si kandidatura e Shqipërisë për çmimet Oscar 2026 në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar dhe u nominua për Çmimin e Bashkëprodhimit në Çmimet e Akademisë Helenike të Filmit.
🎟️ Hyrja e lirë
📍 Kinema Republika, Shkodër
🗓️ E premte | 16:30