Filmi “Beni ecën vëtë” në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Arkivave

“Beni ecën vëtë” në Kinemanë Verore të DPA-së 📽

Në vazhdën e nismës për t’i njohur të rinjtë me të shkuarën e vendit, Kinemaja Verore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) rihap dyert për një sezon të ri artistik.

Të hënën, më 2 qershor, ora 19:00 ⏰, në vazhdën e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, çelim siparin me një prej filmave më të dashur të vegjëlisë, “Beni ecën vetë”.

Ky realizim i regjisores Xhanfise Keko në vitin 1975, ekranizohet falë bashkëpunimit të vijueshëm mes DPA-së dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). 🤝

Duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të kinematografisë vendase gjatë regjimit komunist, ky sezon i Kinemasë Verore të DPA-së, do t’i dedikohet posaçërisht komedisë shqiptare.

Rezervo falas biletën në web: teater.arkiva.gov.al. 🎟️
📍 Oborri i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave🎟
Hyrja? E lirë – për të gjithë!
Ju mirëpresim !

Date

02/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart