Filmi dokumentar “Përtej Territ” te “Hana Corner Center” Tirane

Shfaqja e filmit dokumentar “Përtej Territ” nga regjisorja Donjeta Mejtani, do të ndodhë më 6 dhjetor, prej orës 20:00, në Hana Corner Café.

Në vijim do të kemi një bisedë mbi filmin me Uarda Begaj.

Më shumë rreth filmit dokumentar “PËRTEJ TERRIT”

Tri gra të guximshme kosovare rrëfejnë historitë e jetës së tyre se si i mbijetuan abuzimeve e dhunës, mirëpo rastet e tyre mbesin të neglizhuara ndër vite dhe të pazgjidhura si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërkohë që akoma presin ndihmën që u takon, ato japin detaje të luftës së tyre për shpëtim dhe kërkojnë që drejtësia të vihet në vend. Megjithatë, për të ngritur zërin hapurazi rreth sfidave nëpër të cilat kaluan, u kërkua guxim, dhe ato shpresojnë se guximi i tyre për të dalë prej territ në dritë do të ketë jehonë në shoqërinë dhe institucionet kosovare.
-—

Më shumë për regjisoren

Donjeta Mejtani — Ka përvojë disa vjeçare si gazetare e artit, kulturës dhe temave sociale në gazetari të shkruar dhe radiogazetari. Është regjisore e filmit “Përtej Territ”, që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave në shoqërinë kosovare; dhe ka qenë asistente e regjisorit Leart Rama në realizimin e filmit “Four Pills At Night”. Ka punuar poashtu në Bienalen Europiane Manifesta 14 si mediatore e artit dhe kulturës. Ka studiuar për Produksion Muzikor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Kosovë dhe merret me produksion të muzikës elektronike/eksperimentale. Është aktiviste e të drejtave të njeriut. Aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Date

06/12/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Hana Corner Caffe

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.